
Gigi Hadid bie në sy me fustanin e verdhë në galën e bamirësisë që nderon Anne Hathawayn
Gigi Hadid tërhoqi gjithë vëmendjen në Golden Heart Awards 2025, ku u nderua Anne Hathaway.
Modelja 30-vjeçare u shfaq e mrekullueshme me një fustan të verdhë të ndezur dhe një rrip në formë trëndafili, ndërsa flokët biondë i mbante në onde të buta dhe pamjen e plotësoi me një çantë të bardhë elegante.
Anne Hathaway, 42 vjeçe, zgjodhi një pamje të zezë klasike me bluzë të gjerë dhe fund të gjatë, duke shtuar shkëlqim me byzylykë argjendi, shkruan DailyMail.
Ceremonia, e mbajtur në Katedralen e Shën Gjonit në New York, u organizua nga fondacioni God’s Love We Deliver, i cili ndihmon personat që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Në event morën pjesë edhe Zoey Deutch, Lynda Carter, Olivia Jade, Chloe Sevigny dhe Tamron Hall, të gjitha me veshje plot stil.
Të pranishëm ishin gjithashtu Michael Kors, Anna Wintour dhe Mark Ronson me bashkëshorten e tij, Grace Gummer. Mbrëmja u mbyll me një performancë nga Ben Platt.

