
12 vjet martesë, Abdixhiku me fjalë dashurie për Albinën: Gëzuar për ne të dy!
Showbiz
October 19, 2025 - 12:07
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot feston 12-vjetorin e martesës me Albina Kastrati-Abdixhiku.
Në këtë ditë të veçantë, Abdixhiku falënderoi bashkëshorten e tij për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ajo ka për familjen.
“Me Albinën i bëmë 12 vite martesë. Ajo vazhdon të jetë po e njëjta. E mbushur me mirësi, plot jetë e përplot dashuri. Të faleminderit për çdo ditë, për çdo kujdes, mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ke për ne. Unë, Era e Rozi jemi me shumë fat që të kemi”.
“Gëzuar për vitet që vijnë, për dashurinë që ritet, për ne të dy, gjithmonë”, ka shkruar i pari i LDK-së.