
Mes lotësh, Xheneta pro një takimi me Gjestin
Showbiz
October 19, 2025 - 09:28
Xheneta ka folur edhe për pengjet në raport me Gjestin i cili u sfidua me një ngjarje shumë të rëndë, humbjen e vëllait.
E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi nëse do e donte një takim me të, ajo nuk e hodhi poshtë si opsion.
“Të kisha vazhdu jetën më e lirshme dhe të flas vetëm me të, pa qenë në ndikim të dikujt, patjetër që po (do e takoja). Vetëm të ngelet respekti. Edhe nëse nuk kemi lindur për njëri-tjetrin të jetë respekti. Sepse në fund të fundit, i kemi qenë afër njëri-tjetrit në momente të vështira. Unë dhe tani e them që nëse ai më merr në telefon dhe thotë se ka nevojë për mua, unë do jem gjithmonë për të. Pa kamera”, u shpreh ajo. /Prive By Liberta Spahiu