
CineStar sjell për herë të parë në Prishtinë Cinema BookClub me “Regretting You”
Nga faqet emocionuese të një bestselleri në ekranin e madh — CineStar sjell për herë të parë në Prishtinë Cinema BookClub me filmin Regretting You, një ngjarje unike që bashkon dashamirësit e filmit dhe të librit.
Me 22 Tetor, takohuni në CineStar për premierën ekskluzive të filmit “Regretting You”, i bazuar në romanin e njohur nga Colleen Hoover, një prej autoreve më të dashura të zhanrit romancë-dramë. Ngjarja fillon nga ora 19:00 me një panel diskutimi, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, ku të ftuarit do të ndajnë mendime dhe përjetime rreth librit përpara se të shfaqet filmi, nga 19:30. Kjo është një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi historinë, karakteret dhe temat e thella të romanit, duke krijuar një lidhje më të fortë mes lexuesit dhe filmit.

Përveç eksperiencës kinematografike, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë kupona me zbritje për librat e Colleen Hoover. Ky bashkëpunim unik me Librarinë Dukagjini sjell një vlerë të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit e Cinema BookClub.

Për të ëmbëlsuar edhe më shumë këtë mbrëmje, Matisse Café ka përgatitur cupcakes për të gjithë vizitorët – një shije e vogël për të festuar dashurinë për librin dhe filmin. (deri në përfundim të sasisë) Ky event do të jetë një përjetim i plotë për të gjitha shqisat – emocionalisht dhe shijshëm!
Biletat mund t’i siguroni online në cinestarcinemas-ks.eu, përmes aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë. Një histori për dashurinë, familjen dhe sekretet që ndryshojnë gjithçka ju pret në Cinema BookClub më 22 tetor.