Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë në protestën e sotme në Tiranë

Showbiz October 17, 2025 - 14:50

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, në “Kosova Today” dha detaje rreth protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Ai tha se në këtë protestë do të këndojnë dy këngëtarët e njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza.

“Në orën 17:00 ne do të fillojmë me protestën, do të jenë katër fjalime, dy këngëtarëve të njohur, Arif Vladi do ta këndojë marshin e UÇK-së dhe Shkurte Fejza do të këndojë një këngë të Adem Jasharit”, u shpreh ai.