Ish-burri i Britney Spearsit: E kapa duke më tradhtuar me një grua

Ish-burri i Britney Spearsit: E kapa duke më tradhtuar me një grua

Showbiz October 16, 2025 - 15:21

Kevin Federline, ish-bashkëshorti i Britney Spearsit, ka bërë disa zbulime të bujshme në librin që pritet të publikohet më 21 tetor me titullin “You Thought You Knew”.

Në një fragment të botuar nga USA Today, Federline rrëfen një episod të supozuar tradhtie nga ana e Spears, i cili sipas tij ndodhi në fillimet e marrëdhënies së tyre dhe e tronditi thellë atë.

Ai tregon se pas një nate ku Britney kishte dalë me grupin e saj të valltareve dhe pjesëtarëve të stafit, ai ishte kthyer më herët në hotel dhe aty kishte parë një skenë që nuk do ta harronte kurrë.

“Një grua tjetër ishte ulur në skajin e shtratit. Britney qëndronte në mes të këmbëve të saj, me duart mbi fytyrën e saj, dhe ato po putheshin. Plotësisht po putheshin”, shkruan Federline, duke shtuar se në atë moment ishte mbetur “i ngrirë dhe i tronditur”.

Ai tregon se menjëherë kishte filluar të mblidhte gjërat me qëllim që të kthehej në Shtetet e Bashkuara, duke ndier se ajo nuk ishte marrëdhënia për të cilën kishte rënë dakord.

Sipas tij, Spears ishte penduar dhe i kishte kërkuar falje, duke i premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më.

Federline dhe Spears u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan në vitin 2007, pas një periudhe shumë të komentuar në media. Ata kanë dy djem - Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç — të cilët janë rritur kryesisht nën kujdesin e Federlinet.

Britney, nga ana tjetër, për vite me radhë ka qenë nën kujdestarinë ligjore të babait të saj, Jamie Spears, një periudhë që zgjati 13 vjet dhe u përfundua nga gjykata në vitin 2021.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Listenin (@listeninbooks)