
Pas lansimit të albumit të ri, Mossi ironizon me Butën: 62 këngë në vit, por asnjëra hit
Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ka qenë pa dyshim një nga artistët më aktivë të skenës së hip-hopit këtë vit.
Nga janari deri në tetor të këtij viti ai ka lansuar plot 62 këngë, duke përfshirë projekte personale dhe bashkëpunime me artistë të tjerë, si dhe katër albume të plota: Koleksioni 17-24, PRANVERË/VERË ‘25, KREK DIGJITAL dhe VJESHTË/DIMËR ‘25.
Ky ritëm i pandalshëm i punës e ka bërë Butën të jetë ndër më të përfolurit në industrinë shqiptare, duke treguar përkushtimin e tij ndaj krijimit të muzikës.
Megjithatë, suksesi i tij nuk ka kaluar pa koment.
Pas publikimit të albumit të fundit, reperi rival Mossi i ka bërë një “thumb” në rrjete sociale.
Në një InstaStory, ai ka shkruar: “62 këngë në vit, por asnjërën hit”, duke i lënë një mesazh ironik Butës.
Rivaliteti mes Butës dhe Mossit është i njohur për publikun dhe nuk është hera e parë që dy artistët shkëmbejnë diss-e në rrjetet sociale.
Pavarësisht thumbit të Mossit, Buta mbetet ndër artistët më produktiv të vitit, duke treguar një ritëm mbresëlënës në lansimin e projekteve të reja dhe duke e konsoliduar pozicionin e tij në industrinë muzikore.



