Hailey Bieber flet për rivalitetin me markën e Selena Gomezit: Ka vend për të gjithë

Hailey Bieber flet për rivalitetin me markën e Selena Gomezit: Ka vend për të gjithë

Showbiz October 15, 2025 - 14:17

Hailey Bieber po ndjek një qasje diplomatike ndaj debatit mbi markat konkurruese të bukurisë.

Me markën e saj ‘Rhode Beauty’ të vendosur pranë asaj të Selena Gomez dhe markës së saj ‘Rare Beauty’ në Sephora, themeluesja shpjegoi pse nuk ka ndërmend të inkurajojë konkurrencën midis blerësve, raporton E! Online.

"Është gjithmonë irrituese kur përballesh me njerëz të tjerë", tha Hailey për revistën WSJ. në një intervistë të botuar më 14 tetor.

"Nuk e kërkova unë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe të krijojnë një histori për ty në mendjet e tyre, nuk është puna jote ta ndryshosh këtë”.

"Mendoj se ka vend për të gjithë", theksoi ajo, duke shtuar se konkurron më shumë me veten. "Nuk mendoj se njerëzit që nuk më frymëzojnë janë konkurrenca ime”.

Pavarësisht thashethemeve për një grindje midis Hailey dhe Selena, e cila buronte nga marrëdhënia e trazuar e këngëtares me Justin nga viti 2010 deri në vitin 2018, të dy konfirmuan se nuk ka armiqësi midis tyre. 

Në vend të kësaj, 28-vjeçarja - e cila është e martuar me Justin Bieber, ish-të dashurin e Selenas - është përqendruar në suksesin e ‘Rhode’ në botën e bukurisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)