Rita Ora shkëlqen në bashkëpunimin e ri me “Armani Beauty”

Rita Ora shkëlqen në bashkëpunimin e ri me “Armani Beauty”

Showbiz October 15, 2025 - 10:09

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe mahnitëse nga bashkëpunimi i fundit me markën prestigjioze “Armani Beauty”.

Në fotografitë e realizuara nga Armin Morbach, Rita shfaqet me një pamje elegante dhe një shkëlqim natyral që pasqyron stilin e markës.

Ky bashkëpunim vjen si pjesë e vazhdimësisë së sukseseve të Ritës në botën e modës dhe bukurisë, ku ajo prej vitesh ka qenë një prej figurave më të kërkuara nga markat më të njohura ndërkombëtare. /kultplus