Ditë perfekte, bileta në kinema 2 euro, menu 3 euro! Të gjithë në  CineStar me 17 Tetor!

Ditë perfekte, bileta në kinema 2 euro, menu 3 euro! Të gjithë në CineStar me 17 Tetor!

Showbiz October 14, 2025 - 15:53

Përgatituni për një përvojë kinematografike të jashtëzakonshme! Me 17 Tetor, CineStar në Prishtina Mall sjell një super aksion që nuk duhet humbur – çdo biletë për vetëm 2 euro!

Një ditë e dedikuar për adhuruesit e filmit, për familjet, çiftet apo thjesht për këdo që dëshiron të shijojë kinemanë me çmime simbolike.

program do të gjeni zhanre për të gjitha shijet – nga komeditë që do t’ju bëjnë të qeshni me lot, tek dramat që prekin zemrën, aksionet adrenalike, thriller-at misteriozë dhe animacionet për më të vegjlit. Është momenti ideal për të parë filmin që e keni pasur në listë, apo për të eksploruar diçka të re dhe ndryshe.

Image

Ju do të keni mundësinë të shikoni filmin Good Fortune i cili do të ketë premierën këtë javë, por me super çmim. Filmi sjellë aktorin e njohur Keanu Reeves në rolin e një engjulli.

Image

Tron: Ares është një thriller fantastiko-shkencor që eksploron ndërveprimin mes botës digjitale dhe reales, duke ndjekur një program inteligjent që arratiset në botën e njerëzve.

Image

One Battle After Another me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, ju sjellë ngjarje dhe adrenalinë të vërtetë.Filmin gjithashtu mund ta shikoni edhe ne formatin premium 4DX.

Adhuruesit e horrorit mund te zgjedhin në mes Conjuring: Last Rites, Strangers: Chapter 2, Eye for an Eye e të tjerë.

Image

The Smashing Machine është një dramë biografike që rrëfen jetën e legjendës së MMA-së Mark Kerr, me Dwayne Johnson dhe Emily Blunt në rolet kryesore.

Image

Big Bold Beautiful Journey, Demon Slayer, F1 Move, Smurfs Movie e shumë të tjerë ju presin me 17 Tetor!

Image

Dhe surprizat nuk mbarojnë këtu! Për ta bërë përvojën akoma më të veçantë, CineStar ofron Dino Menu për vetëm 3 euro – një menu speciale që do të kënaqë të gjitha moshat. Kombinimi perfekt i ushqimit dhe filmit për një ditë të paharrueshme në kinema!

Kjo është më shumë se një ofertë – është një festë kinematografike! Ftoni miqtë, merrni familjen dhe rezervoni datën – 17 Tetori është dita për t’u zhytur në botën magjike të filmit me çmimet më të mira të vitit.

Mos harroni, formatet 4DX dhe ScreenX ofrojnë përjetim real me një tarifë shtesë shumë të vogël.

Shtesat për 4DX, ScreenX dhe blerjet online kanë tarifë shtesë. Mirëpo prap, kjo është mundësi perfekte që ti përjetoni formatet premium me çmim të ulët.

Gjeni më shumë informacion dhe bleni biletat online në cinestarcinemas-ks.eu, përmes aplikacionit CineStar Kosovo ose në arkat e kinemasë.