Eminemi do të bëhet gjysh për herë të dytë

Eminemi do të bëhet gjysh për herë të dytë

Showbiz October 14, 2025 - 15:29

Reperi legjendar, Eminem, pritet të bëhet sërish gjysh, pasi vajza e tij e adoptuar, Alaina Scott, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e lumtur, Alaina e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar disa fotografi me bashkëshortin e saj, Matt Moeller, ku mbante një bluzë me mbishkrimin: “Bebi Moeller, vjen në vitin 2026”.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi me emocion: “Bebi M, mezi presim të të takojmë”.

Ndër të parat që e uruan ishte motra e saj, Hailie Jade, vajza biologjike e Eminem, e cila vetë u bë nënë në mars, duke sjellë në jetë djalin e saj, Elliot.

“Shumë e lumtur për ju të dy”, komentoi Hailie. “Mezi pres të jem tezja e bebit, dhe Elliot është shumë i emocionuar ta takojë”.

Alaina, 32 vjeçe, dhe Matt Moeller u martuan në vitin 2023. Ajo është vajza e motrës së ish-gruas së Eminem, Kim Scott, të cilën reperi e adoptoi ligjërisht në fillim të viteve 2000.

Ky është nipi i dytë për artistin 51-vjeçar, i cili prej vitesh është shprehur krenar për rolin e tij si baba dhe tashmë, edhe si gjysh.