
Ryva Kajtazi shfaqet me veshje tradicionale arabe në Abu Dhabi
Showbiz
October 14, 2025 - 12:01
Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ryva Kajtazi, po shijon disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo vizitoi xhaminë e madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi, një nga xhamitë më madhështore në botë.
E veshur me shaminë tradicionale mbi kokë, Ryva ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Fotografitë e saj nga vizita në këtë xhami, simbol i harmonisë dhe kulturës islame, janë shoqëruar me qindra komente.
Ndjekësit kanë shkruar mesazhe duke e vlerësuar artisten për elegancën dhe respektin ndaj kulturës vendase.
Xhamia “Sheikh Zayed” njihet për arkitekturën e saj madhështore, mermerin e bardhë, kupolat e arta dhe ambientin solemn.
