Paul Mescal dhe Jessie Buckley mahnitin në premierën e filmit “Hamnet” në Londër

Paul Mescal dhe Jessie Buckley mahnitin në premierën e filmit “Hamnet” në Londër

Showbiz October 12, 2025 - 16:00

Paul Mescal tregoi stilin e tij karakteristik teksa iu bashkua Jessie Buckley-t në tapetin e kuq të premierës londineze të filmit të tyre të ri, Hamnet.

Aktori irlandez 29-vjeçar, i cili luan rolin e William Shakespeare në dramën historike, u shfaq me shumë stil me një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë dhe pantallona të qepura me kujdes.

Ai e kompletoi pamjen me një këmishë të zezë elegante dhe këpucë klasike me shkëlqim, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Jessie Buckley, 35 vjeçe, që portretizon Agnes, bashkëshorten e Shakespeare-it në film, magjepsi të pranishmit me një fustan pa rripa në ngjyrë të zezë, zbukuruar me pupla në nuanca të kuqe, të bardha dhe të zeza.

Dy aktorët u shfaqën në humor të shkëlqyer, duke pozuar së bashku dhe duke ndarë momente të përzemërta para kamerave.

Në premierë morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Andrew Scott, i cili zgjodhi një pamje me ndikim “rock”, me pantallona lëkure dhe një bluzë të zezë me mbishkrimin “Julius”, si dhe Barry Keoghan, që u paraqit në stil më të thjeshtë me një bluzë blu të errët dhe xhinse.

Aktorja Emily Watson u shfaq elegante me një fustan mëndafshi në ngjyrë vishnje, ndërsa regjisoreja Chloe Zhao zgjodhi një fustan të gjatë në rozë të zbehtë me transparencë të lehtë.

Filmi Hamnet, i bazuar në romanin fitues të çmimeve të Maggie O’Farrell, rrëfen historinë e Agnes-it teksa ajo përpiqet të përballet me humbjen e djalit të saj 11-vjeçar, Hamnet, i cili vdes nga murtaja.

Në kastën e filmit marrin pjesë gjithashtu Joe Alwyn, Emily Watson dhe David Wylmot.

Drama historike pritet të shfaqet në kinematë britanike më 9 janar 2026.