
Një kosovare për Shqipërinë në Eurovision? Tre emrat që po përfliten se do të marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së
Një kosovare me shumë gjasë mund të jetë sërish në festivalin e këngës evropiane Eurovision Song Contest.
Tre nga emrat më të njohur që po flitet se do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH këtë dhjetor, janë emra të njohur të muzikës e që vinë nga Kosova, fjala është për Genta Ismajlin, Fifin dhe Era Istrefin, shkruan Zeri.info.
Ndonëse lista zyrtare e pjesëmarrësve në festivalin e 64-të të Këngës në RTSH, pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme, këta emra kanë ngjallur shumë thashetheme për pjesëmarrje të mundshme.
Dyshimet lindën, kur vet Fifi publikoi një Instagramin e saj në story, një postim për një duet të mundshëm me këngëtarin Tiri Gjoci, duke aluduar në pjesëmarrje në Festivalin e RTSH.
Po ashtu edhe vet Genta Ismajli këto ditë ka qenë për disa ditë në Tiranë, ndërsa thuhet se ka takuar organizatorët e Festivalit, ku ka dorëzuar edhe këngën e saj.
Genta është një nga këngëtaret e cila vite më parë ka shfaqur interesimin e saj të madh për skenën e Eurovisionit, ajo vazhdimisht ka potencuar se ka dëshirë të përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën në këtë garë.
Siç ka mësuar “Zëri” Genta ka përgatitur një performancë e cila është tipike për skenat e Eurovisionit.
Ndërsa për Era Istrefin, kanë qenë vet mediat në Shqipëri të cilat kanë lakuar emrin e saj, që sipas tyre është dëgjuar korridoreve të RTSH-së, si pjesëmarrëse e mundshme këtë vit.
Gjithsesi, këngëtarët nga Kosova kanë nderuar Shqipërinë dhe jo vetëm, në skenën e Eurovisionit, kujtojmë Rona Nishliu në vitin 2012, kur me këngën “Suus” u radhit në vendin e pestë dhe që atëherë, ka mbetur rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision, po ashtu Lindita në vitin 2017 e cila ndonëse nuk u kualifikua në finale me këngën “Ëorld”, përmendet për rekordin e saj të notës më të gjatë në Eurovision, ndërsa Albin Kelmendi dhe Familja e saj në vitin 2023 u kthye në një sensacion, si përfaqësimi më unik që një shtet ka pasur në skenën e Eurovisionit.
Po ashtu përveç Shqipërisë, këngëtarë me orgjinë nga Kosova si Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021,duke u radhitur në vendin e tretë, ndërsa edhe këngëtarja me origjinë nga Mitrovica e Veriut, Nevana Bozovic përfaqësoi Serbinë në Eurvision 2019 me këngën “Kruna”.
Mbetetët të shihet në fund të dhjetorit se kush do të fitojë biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Vjenë të Austrisë ku do të organizohet Eurovision 2026. /Zëri