“Djemtë e Gollakut”, kënga më e re nga Gold AG

“Djemtë e Gollakut”, kënga më e re nga Gold AG

Showbiz October 08, 2025 - 20:21

Gold AG ka bashkuar forcat me Hysni Klinakun në një bashkëpunim të ri që ka ngjallur shumë interes që në minutat e para të publikimit.

Projekti titullohet “Djemt e Gollakut”, një këngë që sjell ritme të fuqishme, tekst me ndjenjë kombëtare dhe një frymë krenarie që i karakterizon të dy artistët.

Kënga mban tekstin nga Gold AG dhe Fatmir Muja, ndërsa për muzikën u kujdes vetë Gold AG.

Videoklipi i realizuar nga MProduction, shfaq pamje autentike që lidhen me historinë, vendlindjen dhe shpirtin luftarak të “Djemve të Gollakut”.

Gold AG, i njohur për tekstet e tij me temë patriotike dhe shpirtin e angazhuar në çështjet kombëtare, këtë herë e sjell projektin si një homazh për trevën e Gollakut dhe për të gjithë ata që e mbajnë gjallë identitetin shqiptar.