Tronditet këngëtarja turke, arrestohet pak orë para se të fejohej

Tronditet këngëtarja turke, arrestohet pak orë para se të fejohej

Showbiz October 08, 2025 - 12:11

Në një operacion të gjerë kundër drogës të kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, u arrestuan shumë emra të famshëm.

Emra të njohur të skenës turke si Irem Derici, Hadise, Demet Evgar, Berrak Tuzunataç dhe Dilan Polat u vunë në pranga.

Irem Derici, e cila u mor në paraburgim si pjesë e operacionit, kishte njoftuar së fundmi se do të fejohej me të dashurin e saj, DJ Melih Kunukçu, më 8 tetor.

Në ditën kur kishte ceremoninë e fejesës, këngëtarja turke u dërgua në paraburgim.

Ndaj tyre do të merren edhe mostra gjaku së bashku me deklaratat e tyre.

Image