Kjo padyshim është një prej këngëve më të bukura të Alban Skenderajt

Kjo padyshim është një prej këngëve më të bukura të Alban Skenderajt

Showbiz October 07, 2025 - 20:24

Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re “Aulona”, në bashkëpunim me artistin e madh Timo Flloko. P

rojekti i ri vjen si një baladë e ndjerë, që flet për dashurinë universale — atë ndjenjë që secili mund ta përjetojë në mënyrën e vet.

Në një postim emocionues, Skënderaj u shpreh:

“Aulona është një këngë që përçon një dashuri universale që secili mund ta bëjë të vetën! Një këngë që sipas meje patjetër hyn në kategorinë e këngëve më të bukura dhe të ndjera që unë kam shkruar deri më sot!”

Ai gjithashtu falënderoi Timo Fllokon për dimensionin e veçantë që i dha kësaj kënge, duke theksuar:

“Falë artistit të madh dhe mikut tim të dashur Timo Flloko, kjo këngë ka arritur një dimension të ri ndjenje dhe thellësie, duke u shndërruar në një rrëfim të shpirtit.”

“Aulona” tashmë është publikuar në Youtube dhe u prit me shumë emocion nga publiku, si një nga projektet më të ndjera të karrierës së Alban Skënderajt. /Prive By Liberta Spahiu