Diddy kërkoi falje presidenciale, dënohet me mbi katër vjet burg

Diddy kërkoi falje presidenciale, dënohet me mbi katër vjet burg

Showbiz October 07, 2025 - 15:11

Presidenti amerikan pranoi se muzikanti i njohur i ka kërkuar ndërhyrje për çështjen e tij penale. Combs është dënuar me mbi katër vjet burg për trafikim dhe prostitucion.

Falja e mundshme ka ndezur debat në Uashington dhe botën e showbizit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se artisti dhe producenti Sean “Diddy” Combs i ka kërkuar falje presidenciale për dënimin e tij penal.

Gjatë një interviste nw CNN, Trump u pyet për një falje të mundshme ndaj Ghislaine Maxwell, por gjatë bisedës ai përmendi se “shumë njerëz më kanë kërkuar falje”, përfshirë edhe Diddy.

Combs u dënua të premten me më shumë se katër vjet burg për dy akuza të transportit për angazhim në prostitucion.

Në gusht, avokatja e tij kishte konfirmuar se ekipi i Diddy-t kishte kontaktuar administratën Trump për një falje të mundshme.

Trump kishte deklaruar më herët se “e kishte pëlqyer Diddy-n si person”, por se “armiqësia e tij gjatë fushatës” e bënte faljen “më të vështirë për t’u dhënë”.

Të hënën, avokatët e Diddy kërkuan që ai të dërgohet në një qendër korrektuese me siguri të ulët në New Jersey, ku mund të ndjekë programe rehabilitimi dhe vizita familjare.

Ndërsa falja presidenciale për Combs mbetet e pasigurt, konfirmimi i Trump se kërkesa ekziston, ka hapur një debat të ri mes drejtësisë dhe ndikimit të pushtetit në SHBA. /oranews