Taylor Swift publikon albumin e ri

Taylor Swift publikon albumin e ri

Showbiz October 03, 2025 - 10:38

Taylor Swift ka publikuar albumin e saj shumë të pritur të 12-të në studio, “The Life Of A Showgirl”. Ky album me 12 këngë, i cili pritet të kryesojë listat e hiteve në mbarë botën, u publikua të premten në mëngjes.

Vetëm disa orë pas publikimit, albumi i artistes amerikane u bë menjëherë temë diskutimi, me shumë fansa dhe kritikë që komentuan tekstet e tij.

Mediat botërore kanë publikuar gjithashtu analiza të ndryshme për albumin e ri “The Life Of A Showgirl”.

Albumi është prodhuar nga bashkëpunëtorët e saj të gjatë, Max Martin dhe Shellback, dy producentë suedezë që kanë punuar me Swiftin në disa nga hitet më të mëdha të saj.

Të premten do të shfaqet gjithashtu në kinema filmi dokumentar i albumit, “The Official Release Party Of A Showgirl”, që përfshin premierën botërore të videoklipit të këngës “The Fate Of Ophelia”, si dhe pamje prapa skenave dhe video me tekst nga albumi.

Filmi, me gjatësi 89 minuta, do të shfaqet në kinema në mbarë botën, duke përfshirë edhe Kosovën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)