Sara Gjordeni nxjerr zbuluar VIP-at shqiptarë: Më ofendojnë me llogari false

Sara Gjordeni nxjerr zbuluar VIP-at shqiptarë: Më ofendojnë me llogari false

Showbiz October 03, 2025 - 10:13

Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një situatë që sipas saj po haset gjithnjë e më shpesh, madje edhe në mesin e personazheve publikë.

Ish-banorja e Big Brother VIP u shpreh se ka vënë re diçka të pazakontë në lidhje me llogaritë e disa figurave të njohura të shoubizit, të cilat papritur nuk i shfaqen më në Instagram.

Në disa postime të njëpasnjëshme, Sara tregon se profile të caktuara i dalin si “User unavailable” - një status që zakonisht tregon se llogaria është fshirë ose ka vendosur ta bllokojë.

Por sipas saj, kjo nuk ka lidhje me ndonjë veprim të bërë prej saj.

“Jam habitur shumë, sepse disa profile të shoubizit nuk më hapen më, dhe më del ‘user unavailable’. Por unë nuk i kam bllokuar kurrë”, shkruan Sara.

Në vijim, ajo shton edhe më qartë atë që mendon: “Ka vetëm një shpjegim. Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar”.

Duket se i ka vënë në shënjestër këto sjellje, duke lënë të kuptohet se edhe bota e shoubizit nuk është imune ndaj fenomenit të profileve false.

Image