
Pas gjashtë vitesh, Art Abazi e MC Kresha rikthehen me projekt të ri
Në skenën muzikore shqiptare, ku surprizat janë të zakonshme, një nga duetet më të papritura të viteve të fundit po rikthehet.
Art Abazi dhe Mc Kresha, të cilët në vitin 2019 lëshuan hitin e njohur “Enigmë”, po përgatisin një projekt të ri së bashku.
Kënga “Enigmë” mbeti një nga baladat më të dashura të atij viti, duke u kthyer nga fansat në një himn, falë ndjenjave të forta që përcillte.
Tani, pas gjashtë vitesh, dy artistët kanë vendosur të ribashkojnë talentet e tyre dhe të sjellin diçka krejtësisht të re, ndërsa nuk kanë zbuluar ende detajet e projektit.
Lajmin për fansat e ka dhënë vetë Arti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku paralajmëron se “vazhdimi” është gati për t’u zbuluar.
Ai ka lënë të kuptohet se kujtesa e “Enigmës” do të rikthehet, por me një formë tjetër.
Ndërsa fansat presin me padurim çdo informacion të ri, bashkimi i Art Abazit dhe Mc Kreshës premton të sjellë një tjetër moment të veçantë në muzikën shqiptare dhe të vazhdojë gjurmën që la hiti i tyre i parë.