
Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje me një dedikim e foto romantike
Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë të veçantë.
Në një foto bardhë e zi, ku shihet e përqafuar me partnerin e saj, Ronela i ka bërë atij një dedikim të ëmbël me rastin e ditëlindjes:
“Happy birthday baby! May you get all your heart wishes for!”. (Gëzuar ditëlindjen zemër! Uroj që të plotësohen të gjitha dëshirat e zemrës).
Megjithëse fotoja zbulon një anë intime dhe të ndjeshme të artistes, ajo ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e partnerit, duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të jetës private.
Ky detaj ka ngjallur shumë kuriozitet tek fansat dhe ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë qenë të interesuar të dinë më shumë për jetën sentimentale të këngëtares.
Aktualisht, Ronela ndodhet në Kanada, ku po qëndron prej disa muajsh. Artistja duket se po shijon një periudhë të re të jetës së saj, larg Shqipërisë, duke kombinuar udhëtimet, projektet muzikore dhe kohën e shpenzuar me partnerin.
