
Valbona Mhilli thotë se Jozi u pendua për situatën me Gjestin në Big Brother VIP
Ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillin duke qenë se kishte mik të ngushtë, Jozefin Markun, u pyet për situatën që mori vëmendje të madhe ku e kishte goditur me shuplakë në fytyrë Gjestin.
“Jozi ndihet shumë keq për situatën që ka ndodhur dhe absolutisht që e mirëpret dhe ka shumë respekt për Gjestin”, u shpreh ajo.
“Më ka shprehur personalisht, përtej kamerës. E ka shprehur dhe ka dhënë mendimin e tij se si ndodhet për situatën e ndodhur”, theksoi tutje.
Sa i përket raportit me fituesin e këtij edicioni, gazetarja tha se ka kontakt herë pas here dhe se ndiqen në rrjete sociale.
“Me Gjestin kam pasur komunikim para disa muajve, por këto kohët e fundit jo. Më pëlqen është shumë energjik, aktiv dhe lojërat që i bën herë pas here në Instagram”, shtoi Mhilli.