Tension në sy dhe veprime të çuditshme - si u dallua kriza mes Kidmanit dhe Urbanit?

Tension në sy dhe veprime të çuditshme - si u dallua kriza mes Kidmanit dhe Urbanit?

Showbiz September 30, 2025 - 11:54

Aktorja australiano-amerikane, Nicole Kidman dhe muzikanti Keith Urban, po divorcohen pas 19 vitesh martesë dhe u panë për herë të fundit së bashku në publik në qershor të këtij viti.

Ekspertët e gjuhës së trupit deklarojnë se edhe atëherë kishte shenja se marrëdhënia e tyre ishte prishur.

Në qershor, ata morën pjesë në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s midis Los Angeles FC dhe Esperance Sportive de Tunis nga Tunizia.

Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se të dy më parë kanë qenë të njohur për shfaqjen e dashurisë në publik, por ky nuk ishte rasti. Ata dukeshin të distancuar dhe e ndoqën ndeshjen të zymtë.

"Në një moment, Nicole po lëviz dorën e majtë, gjë që është një shenjë tensioni, por ne nuk e dimë se çfarë është", tha ekspertja e gjuhës së trupit Louise Mahler për Daily Mail.

"Ai shikon diku tjetër, por Nicole e shikon atë. Është e çuditshme", tha ajo.

Ai vuri re se kishte një mungesë të përgjithshme të emocioneve të vërteta midis tyre.

"Gjithashtu shohim se nofullat e tyre janë vendosur pak më poshtë se zakonisht. Kjo ndodh shpesh kur ka ndonjë element shqetësimi, dhe ne nuk e kemi parë këtë më parë. Në paraqitjet e mëparshme ata kishin kontakt të shpeshtë me sy dhe kjo duket se ka munguar gjithashtu", tregoi tutje.

Si kujtesë, një burim për Page Six deklaroi se aktorja donte ta shpëtonte martesën, por ata prapë nuk ia dolën mbanë. Ata kanë jetuar të ndarë që nga fillimi i verës së këtij viti.