
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ua merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve
Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë që ka habitur publikun, duke përmendur këngëtaren Parashqevi Simaku.
Ajo tregoi se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte dëgjuar thashetheme të forta për jetën private të artistes.
“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, tha ajo.
“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më”, u shpreh tutje.
Tregoi se në rrethin muzikor dhe shoqëror, Simaku dikur ishte e mirëpritur, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.
“Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”.
@topalbania_radio Trondit Shqipe Hysenaj: "Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!"
ë original sound - Top Albania Radio
Duke e komentuar më tej, theksoi se për të ishte e vështirë të dëgjonte diçka të tillë.
Deklaratat e saj kanë bërë bujë pasi Simaku mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. /Telegrafi