Laert Vasili ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait të tij: Zoti të dhëntë forcë

Laert Vasili ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait të tij: Zoti të dhëntë forcë

Showbiz September 27, 2025 - 21:13

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Besart Kelmendit ka tronditur opinionin publik dhe miqtë e tij të shumtë.

Aktori Laert Vasili ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke i shprehur solidaritetin dhe dhimbjen e tij për këtë humbje të papritur.

“Ndarja nga jeta e vëllait të Besartit, në një moshë kaq të hershme, na ka tronditur të gjithëve. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Besartit dhe familjes Kelmendi për këtë humbje të madhe e të papritur,” – shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Në video shfaqet momenti ku Vasili e përqafon dhe e puth në ballë Besartin, duke i dhënë mbështetje morale në këto ditë të vështira.