
Big Brother VIP Kosova 4 pritet të nisë më 31 tetor?
Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë filluar dhe sipas burimeve pranë programit, nisja e spektaklit mund të ndodhë më 31 tetor.
Producente e këtij edicioni do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa prezantimi do t’i besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, si në edicionet e mëparshme.
Zgjedhjet komunale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor kanë bërë që nisja e programit të shtyhet pak, dhe sipas planit aktual, BBVK 4 do të fillojë në fund të muajit tetor.
Ndërkohë, ende nuk janë zbuluar emrat e banorëve që do të jenë pjesë e këtij edicioni, ndërsa fansat e spektaklit presin me padurim të mësojnë kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Përndryshe fitues i edicionit të tretë u shpall boksieri Drilon Rama, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Ky edicion pritet të sjellë surpriza të reja dhe dinamika të forta mes banorëve, duke rikthyer audiencën përpara ekranit. /telegrafi