
Egli Tako reagon zemërthyer pas tragjedisë që goditi Gjestin: Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen
Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, ka prekur thellë opinionin publik dhe botën e showbiz-it shqiptar.
Humbja e papritur e vëllait të tij në një aksident tragjik ka sjellë një valë reagimesh të shumta nga figura publike, miq e kolegë, të cilët kanë ndarë ngushëllimet e tyre të ndjera.
Ndër ta, edhe Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania dhe një prej konkurrenteve më të komentuara gjatë sezonit ku mori pjesë edhe Gjesti, ka reaguar me një mesazh tepër emocional.
Ata dy patën një afrim dhe lidhje gjatë kohës në shtëpi, por që nuk duket se vazhdoi edhe jashtë.
Egli publikoi në Instagram një story ku shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e saj me familjen Kelmendi: “Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, Egli u dallua për empatinë dhe pjekurinë emocionale, një cilësi që rrallë shihet në këtë format, dhe këtë e tregoi edhe jashtë ekranit në momentin e dhimbjes së madhe të kolegut të saj.
Ky reagim i saj është një dëshmi e ndjeshmërisë dhe mbështetjes që miqtë e Gjestit po tregojnë në këto ditë të rënda, duke u bërë bashkë në dhimbje dhe solidaritet.
