Brooklyn Beckham për raportin me gruan: Ne bëjmë punën tonë dhe jemi të lumtur

Brooklyn Beckham për raportin me gruan: Ne bëjmë punën tonë dhe jemi të lumtur

Showbiz September 25, 2025 - 10:14

Brooklyn Beckham komentoi marrëdhënien me gruan e tij, Nicole Peltz Beckham, për të cilën ai pretendon se e ka ndihmuar shumë të qëndrojë i përqendruar në punë.

Çifti mori pjesë në ndeshjen ‘Ryder Cup Celebrity All-Star’, ku Brooklyn foli për mënyrën se si përballet me jetën në qendër të vëmendjes së medias dhe si i përballon kritikat.

"Gjithmonë do të ketë njerëz që do të thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse. Unë dhe ajo thjesht bëjmë punët tona dhe jemi të lumtur", tha ai për Daily Mail.

Ajo që njerëzit thonë për jetën e tij private është diçka për të cilën Brooklyn pretendon se nuk dëshiron të shqetësohet sepse "të gjithë do të flasin gjithmonë budallallëqe".

Brooklyn dhe Nicola janë një nga çiftet më të përfolur të shoubizit ndërkombëtar.

Ata u njohën në vitin 2019 dhe në 2020, Brooklyn i propozoi martesë Nicolas, gjë që u shoqërua me një postim romantik në rrjete sociale, ku shprehej se ishte njeriu më me fat në botë.

Ata u martuan në prill të vitit 2022 në një ceremoni madhështore në Florida, ku morën pjesë figura të njohura nga bota e artit, modës dhe sportit.

Dasma e tyre u komentua gjerësisht për elegancën dhe luksin, duke e kthyer çiftin në qendër të vëmendjes globale.

Që atëherë, kanë vazhduar të jenë të pandashëm, duke ndarë momente intime, udhëtime dhe projekte të përbashkëta në rrjetet sociale. 

Image