
Priscilla Presley flet për martesën e vajzës së saj me Michael Jackson
Priscilla Presley, gruaja e Elvis Presley, pranoi hapur se nuk ishte në favor të lidhjes së vajzës së saj Lisa Marie me muzikantin Michael Jackson.
Lisa dhe Michael u martuan në vitin 1994, por u divorcuan pas dy vitesh.
Në librin "Softly, As I Leave You: Life After Elvis", Priscilla pranoi se ishte e neveritur nga martesa.
"Isha e neveritur nga ajo martesë. E pyeta nëse kishin pasur një marrëdhënie fizike. Si shumë njerëz, nuk isha e sigurt. Ajo tha 'po'", shkroi ajo.
Priscilla deklaroi se ndjente thellë që Michael u martua jo vetëm me Lisan, por me të gjithë dinastinë Presley.
Sipas saj, Michael ishte një manipulues.
"Thellë-thellë e dija se Michael nuk do të martohej me Lisa Marie. Ai do të martohej me dinastinë Presley. Michael ishte manipulues dhe mendoj se ai e kishte vënë syrin mbi të shumë kohë para se ajo ta kuptonte. Pafajësia fëmijërore që ai projektonte ishte pjesë e maskës së tij publike", tha ajo.
Lisa Marie, në kujtimet e saj të botuara pas vdekjes, tregoi se si filloi dashuria e tyre.
Michael i rrëfeu asaj se ishte i dashuruar me të dhe se donte martesë dhe fëmijë.
Pas divorcit nga Lisa, Michael Jackson u martua me Debbie Rowe, me të cilën pati një djalë, Prince, dhe një vajzë, Paris.
Përpara martesës me Michael, Lisa Marie Presley ishte e martuar me Danny Keough, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën Riley dhe djalin Benjamin.
Pas divorcit nga Michael, ajo u martua me aktorin Nicolas Cage, me të cilin qëndroi e martuar për dy vjet.
Më vonë u martua me Michael Lockwood, me të cilin pati binjakët Harper dhe Finley. Martesa e tyre përfundoi me divorc në vitin 2021. Lisa Marie vdiq në vitin 2023 për shkak të ndërlikimeve nga një bllokim i zorrëve të holla.