
Dua Lipa elegante me fustan të zi, teksa del me të atin në New York
Dua Lipa u shfaq elegante në New York teksa darkoi me të atin, vetëm pak ditë pasi pushoi nga puna agjentin e saj pas polemikave për grupin propalestinez Kneecap.
Ylli 30-vjeçar i popit mahniti me një fustan të zi midi me korse, të kombinuar me taka Louboutin dhe një çantë firmato me printim gepardi, duke treguar edhe unazën e saj të fejesës nga aktori Callum Turner.

Ndërkohë, babai i saj, Dukagjin Lipa, e shoqëroi në dalje, duke tërhequr gjithashtu vëmendje.

Shëtitja e saj erdhi në një moment delikat, pasi këngëtarja vendosi të shkëputej nga agjenti David Levy, i cili kishte firmosur një letër për të ndaluar Kneecap në festivalin Glastonbury, duke i akuzuar për antisemitizëm.

Ky veprim u pa si në kundërshtim me qëndrimin propalestinez të Duas, e cila ka qenë e hapur në mbështetjen e saj për kauzën palestineze.
Pas publikimit të letrës, këngëtarja dhe grupi Massive Attack ndërprenë bashkëpunimin me Levyn, edhe pse ajo vazhdon të përfaqësohet nga e njëjta kompani talentesh, WME, por nga një agjent tjetër.

Megjithë polemikat, Kneecap performuan në Glastonbury, ndërsa policia vendosi të mos ndërhynte pavarësisht disa ankesave.

Për Dua Lipën, kjo lëvizje është një tjetër dëshmi e vendosmërisë së saj për të ruajtur koherencën mes karrierës artistike dhe qëndrimeve të saj politike.