Legjenda e kitarës Joe Satriani mahnitet nga murali në Mitrovicën e Veriut, kushtuar vetë atij

Legjenda e kitarës Joe Satriani mahnitet nga murali në Mitrovicën e Veriut, kushtuar vetë atij

Showbiz September 19, 2025 - 08:07

Legjenda e muzikës rok, Joe Satriani, ka treguar emocionin dhe mirënjohjen e tij për një mural të veçantë të realizuar në Mitrovicën e Veriut.

Kitaristi i njohur ndërkombëtarisht ka postuar në rrjetet sociale se ndihet “i nderuar dhe i emocionuar” nga kjo vepër arti.

“WOW! Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar nga kjo vepër e mrekullueshme arti! Shumë dashuri dhe falënderime të sinqerta për artistët e Futja Ngjyrë, Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi, për krijimin e këtij murali mahnitës në Mitrovicën e Veriut, Kosovë. Do të doja të isha aty për ta parë nga afër dhe t’u jepja të gjithëve një përqafim të madh. Faleminderit!”, ka shkruar Satriani.