Dua emocionohet kur sheh veten duke kënduar si 12-vjeçare në Kosovë, e performon këngën e njëjtë në New York

Dua emocionohet kur sheh veten duke kënduar si 12-vjeçare në Kosovë, e performon këngën e njëjtë në New York

Showbiz September 18, 2025 - 20:15

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila aktualisht po vazhdon turneun botëror në kuadër të albumit të saj më të fundit “Radical Optimism”, ka ndarë një moment shumë të veçantë me fansat gjatë një koncerti në Madison Square Garden në New York.

Gjatë koncertit, iu shfaq një video e saj kur ishte vetëm 12 vjeçare, duke kënduar “No One” të Alicia Keys në një koncert shkolle në Kosovë.

Ky rikthim në kujtimet e fëmijërisë e emocionoi thellë, duke e bërë atë të ndante me publikun një moment shumë personal dhe prekës.

E emocionuar dhe nostalgjike, Dua e performoi vetë këngën për herë të parë para një audience kaq të madhe.

Interpretimi i saj, i pasur me ndjenja dhe energji pozitive, tregoi qartë rrugëtimin e saj artistik - nga fillimet modeste si një vajzë që dashuronte muzikën deri te ylli ndërkombëtar që është sot.

Performanca u konsiderua nga shumë adhurues si një nga momentet më të bukura të turneut dhe një dëshmi e fuqisë së pasionit që e ka shoqëruar këngëtaren që nga fëmijëria.

Artistja shqiptare po vazhdon të korrë suksese të mëdha dhe të lulëzojë në çdo aspekt.