
Bashkëpunim me Ed Sheeran, britaniku do të jetë ylli i fanellës speciale të Barcelonës në “El Clasico”
Ed Sheeran do të jetë artisti që do të shfaqet me fanellën e Barcelonës në El Clasicon e radhës kundër Real Madridit, e cila është planifikuar për më 26 tetor.
Këgngëtari britanik zëvendëson emra të tjerë ndërkombëtarë që më parë i kanë dhënë vulën e tyre fanellës Blaugrana, përfshirë Drake, Rosalía, The Rolling Stones, Karol G, Coldplay dhe Travis Scott.
Deri më tani, bashkëpunimet artistike kanë dhënë rezultate të përziera: fitore me Rosalía, Coldplay dhe Travis Scott, dhe humbje me Drake, Karol G dhe Rolling Stones. Iniciativa është pjesë e partneritetit të Barcelonës me Spotify dhe përkon me publikimin e albumit të ri të Sheeran, Play.
El Clasico, me Ed Sheeran në fanellë, përfaqëson një kapitull të ri në bashkimin e futbollit dhe muzikës, me një ikonë globale të gatshme të bëjë bujë edhe jashtë fushës. Tifozët e Blaugranës mezi presin fanellën speciale.