
Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen
Showbiz
September 16, 2025 - 11:26
Sot feston ditëlindjen legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.
Ai mbush plot 78 vjet jetë.
Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.
Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.