Emina Çunmulaj: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Emina Çunmulaj: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Showbiz September 11, 2025 - 23:34

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një rrëfim personal dhe mjaft prekës gjatë një interviste për Orinda Hutën.

Nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka zbuluar se ardhja në jetë e të birit, Sha, nuk ka qenë rezultat i një shtatzënie natyrale, por e një procesi të gjatë dhe sfidues të fertilizimit in-vitro (IVF).

Emina rrëfeu se deri atëherë kishte mbetur shtatzënë lehtësisht, por këtë herë dëshiroi të provonte një rrugë tjetër.

 

Meqenëse kishte bindjen se edhe shtatzënitë e ardhshme do të sillnin vajza, ajo i propozoi bashkëshortit të ndiqnin procedurën e IVF-it, e cila në ShBA ofron mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë së fëmijës.

“Ky proces nuk ka qenë i lehtë për mua. Nisim me pesë embrione, por vetëm një doli i shëndetshëm. Ai është djali ynë, Sha”, tha Çunmulaj.

 

Me këtë rrëfim, modelja ka zgjedhur të flasë hapur për një temë shpesh të stigmatizuar, duke treguar jo vetëm sfidat fizike, por edhe ato emocionale që shoqërojnë IVF-in, dhe duke i dhënë zë përvojës së shumë grave që përballen me të njëjtin realitet.