Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Showbiz September 11, 2025 - 15:47

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në konkursin wvropian të këngës "Eurovision 2026", "nëse marrë pjesë Izraeli".

Në një deklaratë, RTE-ja tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje "do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gazë".

Irlanda e ka fituar konkursin gjithsej shtatë herë, herën e fundit në vitin 1996.

RTE-ja do të marrë një vendim përfundimtar sapo organizatorët e Eurovisionit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), të kenë marrë vendimin e tyre.

Konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në maj në Vjenë.

Transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, gjithashtu ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara nëse Izraeli merr pjesë.

Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, ka thënë se edhe vendi i tij mund të mos marrë pjesë nëse Izraeli përfshihet.

Në një deklaratë të enjten, RTE tha: “Qëndrimi i RTE është që Irlanda nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë, dhe vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së”.

RTE shtoi gjithashtu: “RTÉ është gjithashtu thellësisht e shqetësuar për vrasjet e qëllimshme të gazetarëve në Gazë, ndalimin e aksesit të gazetarëve ndërkombëtarë në atë territor dhe situatën e rëndë të pengjeve që ndodhen ende atje”.