Këngëtarja shqiptare me partnerin arab bëhen prindër për herë të parë

Këngëtarja shqiptare me partnerin arab bëhen prindër për herë të parë

Showbiz September 08, 2025 - 15:43

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur për pjesëmarrjen e saj në formatin DSDS, është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë – një djalë.

Lajmin e bukur e ndau përmes një postimi në Instagram, në të cilin ndau fotot e para me të porsalindurin krah partnerit arab Fabrice.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkroi:

“Ne të tre e kemi arritur! Faleminderit Allah për forcën tënde”.

Lajmi i bukur është pritur me shumë dashuri nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me urime për çiftin.

Çifti, që prej fillimit të historisë së tyre të dashurisë ka tërhequr vëmendjen e mediave, tashmë po nis një kapitull të ri në jetën e tyre – atë të prindërve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anita Latifi (@anitalatifi)