Martohet reperi shqiptar, Dardan

Martohet reperi shqiptar, Dardan

Showbiz September 08, 2025 - 08:35

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Dardan, i ka dhënë fund beqarisë me një ceremoni dasme të organizuar mbrëmë në rreth të ngushtë familjar e miqsh të afërt.

Dasma është mbajtur larg syrit të publikut, ndërsa çifti kishte vendosur që ngjarja të ishte sa më private dhe pa bujë mediatike.

Megjithatë, privatësia nuk ka zgjatur shumë.

Një video e shkurtër e publikuar në TikTok u shpërnda me shpejtësi dhe bëri që ceremonia intime të kthehej në krye-temë në rrjete sociale dhe media.

Image

Në pamje, Dardan shihet i veshur me kostum tradicional shqiptar, duke nderuar rrënjët e tij.

@userrr071249 Mister Dardy hat geheiratet #deutschrap #foryoupagë #dardan #hava #kosovo ë Originalton - .

Ndërsa bashkëshortja, Hava, këngëtare boshnjako-turke mjaft e njohur shihet e mbuluar me flamurin kuq e zi, simbolikë që emocionoi shumë fansa shqiptarë.

Pavarësisht se nuk pati shumë publikime zyrtare, ky hap i madh në jetën e tyre ka marrë menjëherë vëmendje të madhe.

@userrr071249 Dardan&Hava‘s Hochzeit ë #deutschrap #foryoupagë #fyp #dardan #hava ë Originalton - .

Çifti pritet të mbetet në qendër të interesit edhe ditët në vijim, ndërsa fansat janë kureshtarë të mësojnë më shumë detaje nga dasma e tyre private. /Telegrafi