Kurorën e Miss Finland 2025 e rrëmben bukuroshja me prejardhje nga Kosova

Kurorën e Miss Finland 2025 e rrëmben bukuroshja me prejardhje nga Kosova

Showbiz September 07, 2025 - 18:49

Sarah Dzafce ka rrëmbyer kurorën e konkursit të bukurisë Miss Finland 2025, e cila u mbajt të shtunën në Espoo.

Megjithëse, fitorja e Sarahs ngjalli polemika në rrjet, për faktin se ajo nuk është plotësisht finlandeze, pasi babai i saj ka prejardhjen nga Kosova.

Por Dzafce është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz.