Homazhet në Milano për Giorgio Armanin, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën ikonës së modës

Homazhet në Milano për Giorgio Armanin, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën ikonës së modës

Showbiz September 06, 2025 - 13:22

Që në orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës, Giorgio Armani. Armani u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare më datë 4 shtator.

Homazhet do të mbahet sot dhe nesër, në Teatrin Armani. Qindra qytetarë që në orët e para të mëngjesit, kanë krijuar radhë të gjatë në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit ikonë të modës.

Dy hyrje janë organizuar; njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian.

Ndër figurat që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.

Milano, kryeqyteti i modës, sot hesht përpara madhështisë së një legjende.  Giorgio Armani, i njohur ndryshe si “Mbreti George”, la një trashëgimi që tejkalon pasarelat. /abcnews