Luiz Ejlli ndau lajmin e madh me fansat, së shpejti me një projekt të radhës

Luiz Ejlli ndau lajmin e madh me fansat, së shpejti me një projekt të radhës

Showbiz September 04, 2025 - 23:19

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë xhirimet për një film të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke e ndarë me ndjekësit e tij besnikë.

Luizi zbuloi se projekti filmik do të nisë së shpejti dhe la të kuptohet se nuk do të jetë i vetmi emër i njohur në kastin e aktorëve.

Ai hodhi hije dyshimi, por njëkohësisht e bëri të qartë se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do të jetë pjesë e filmit.

“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai në videon e postuar.

Ky nuk është debutimi i parë i Luizit në botën e filmit. Ai më parë ka interpretuar në një rol kryesor përkrah Oltës Gixharit, të dy antagonistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.