Vdes në moshën 91-vjeçare stilisti italian i modës, Giorgio Armani

Vdes në moshën 91-vjeçare stilisti italian i modës, Giorgio Armani

Showbiz September 04, 2025 - 15:38

Stilisti italian i modës Giorgio Armani ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Stilisti vlerësohet për dekadat e tij të praktikës për krijimin e një estetike tipike italiane në veshjet e tij, si dhe për ngritjen e qilimave të kuq të Hollivudit në nivele të reja, raporton BBC.

“Il Signor Armani, siç thirrej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët, vdiq në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha “Armani Group” në një deklaratë, duke e përshkruar themeluesin si “një forcë lëvizëse të palodhur”.