
Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen e 59-të
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot ditëlindjen e 59-të.
Lajmin e ka bërë vetë ajo të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Mes të tjerash, Simaku i ka dërguar edhe një mesazh prekës djalit të saj.
“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.
“Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, ka shkruar Simaku.