Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi: Nuk qëndron kështu e vërteta

Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi: Nuk qëndron kështu e vërteta

Showbiz August 28, 2025 - 19:48

Këngëtari Jozefin Marku reagoi pas dyshimeve se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Krujë, kishte atë në shenjestër.

“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë.

Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë.

Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha Marku