Jennifer Lopez shfaqet plot stil në Los Angeles pas komenteve thumbuese të një ish-kolegu

Jennifer Lopez shfaqet plot stil në Los Angeles pas komenteve thumbuese të një ish-kolegu

Showbiz August 28, 2025 - 19:34

Jennifer Lopez u fotografua të mërkurën duke u dukur elegante në Los Anxhelos, vetëm pak ditë pasi u përfol për komente jo fort të këndshme nga një ish-partner filmi.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u shfaq e qetë dhe madje buzëqeshi teksa ecte në një parking në Brentwood, shkruan DailyMail.

Për pamjen e ditës, Lopez kishte zgjedhur një kostum ngjyrë krem – një xhaketë elegante, të ngushtë me dekolte në formë V-je të thellë dhe një fund të gjatë deri te gjuri.

Kombinimin e plotësoi me një çantë të bardhë dhe këpucë me taka të zeza. Në qafë mbante një varëse të artë të trashë që shkëlqente nën dritë. Pamjen e kompletoi me syze aviator të mëdha dhe flokët ngjyrë karamel të lëshuara në onde të buta.

Lopez dukej e patrazuar nga “drama” e vogël që shpërtheu pas deklaratave të aktorit Luis Guzmán, me të cilin kishte luajtur dikur.

Ylli i serialit “Wednesday”, Guzmán, bëri komente gjatë një interviste në Hot Ones, ku ishte i ftuar bashkë me aktoret Jenna Ortega dhe Emma Myers.

Ai, i cili në vitin 1998 kishte luajtur përkrah Lopez dhe George Clooney në thrillerin “Out of Sight”, u vu në siklet kur Myers i kërkoi ta përshkruante me vetëm një fjalë secilin prej emrave të mëdhenj të Hollywood-it me të cilët kishte punuar.

Fillimisht Guzmán dha komplimente të ndritshme – e quajti Catherine Zeta-Jones “të bukur” dhe Adam Sandler “të mrekullueshëm”.

Por kur doli emri i Lopez, toni ndryshoi. Ai ngriti supet dhe tha thjesht: “OK”.

Koleget e tij në studio qeshën dhe u habitën nga kjo “hije” e papritur, por mbeti e paqartë nëse Guzmán e kishte me shaka apo jo.

DailyMail raportoi se as Lopez dhe as përfaqësuesit e Guzmán nuk kishin dhënë ndonjë koment mbi këtë.

Dyshja punuan bashkë në “Out of Sight”, ku ai luajti rolin e të burgosurit Jose “Chino” Chirino, ndërsa Lopez ishte marshalja amerikane Karen Sisco. Filmi kishte një kast të madh yjesh, mes tyre George Clooney, Ving Rhames, Don Cheadle, Steve Zahn dhe Viola Davis.

Filmi pati sukses të madh si tek kritika, ashtu edhe në arkëtime, duke u lavdëruar për skenarin e mprehtë, regjinë elegante të Steven Soderbergh dhe aktrimin karizmatik të aktorëve.

Lopez mori vlerësime të shumta për rolin e saj, me kritikët që e theksuan prezencën magnetike në ekran dhe kimi natyrale me Clooney. Ky rol e konsolidoi si një yll në ngritje të Hollywood-it në fund të viteve ’90, duke treguar se mund të qëndronte denjësisht përballë aktorëve të mëdhenj në një produksion madhor.

Ndërsa për Lopez nuk shtoi më shumë fjalë, Guzmán lavdëroi me superlativa kolegen e re Jenna Ortega, duke e quajtur “një talent të lindur”.

Image
Image