
Denise Richards pretendon se ish-burri dhe familja e tij ia shkatërruan shtëpinë
Denise Richards paraqiti gjithashtu prova me fotografi për të mbështetur pretendimet se ish-bashkëshorti i saj, Aaron Phypers, dhe familja e tij ia shkatërruan shtëpinë në Calabasas.
Në mes të një divorci, Richards ngriti një padi duke i kërkuar gjykatës të urdhëronte ish-burrin e saj dhe familjen e tij të lironin pronën ku ai jetonte me prindërit dhe të vëllanë.
Në dokumentet që Richards ndau me People ishin të përfshira foto që tregonin gjendjen e shtëpisë kur ajo e vizitoi më 3 gusht për të marrë disa nga sendet e saj personale.
Richards deklaroi në dokumentin që ajo paraqiti: “Aaroni, prindërit dhe vëllai i tij dëmtuan rëndë pronën dhe e lanë shtëpinë në rrëmujë”.
Në fotografitë që ajo bashkëngjiti si provë, shihej se një pjesë e dyshemesë ishte hequr në njërën nga dhomat e gjumit, me kuti, rroba dhe letra të shpërndara përreth.
“Isha e tronditur nga gjendja e shtëpisë, duke pasur parasysh që nuk kisha jetuar atje për më shumë se dy vjet”, tha ajo.
Richards pretendoi se Phypers nuk po paguante qira dhe se procedurat e dëbimit do të fillonin më 23 gusht.
Ajo specifikoi se hyri në shtëpi më 3 gusht kur e dinte që Phypers nuk do të ishte aty, sepse kjo do të shkelte urdhrin e përkohshëm kufizues që ajo kishte kundër tij.
Në përgjigje të akuzave, një burim pranë Phypers tha se paraqitja e kërkesës ishte një përpjekje për të larguar vëmendjen nga afera e saj kurorëshkelëse.
Pas gjashtë vitesh martesë, më 7 korrik, Phypers dhe Richards paraqitën zyrtarisht kërkesën për divorc