Humb ekuilibrin, aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2”

Humb ekuilibrin, aktorja Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve të komedisë “The Devil Wears Prada 2”

Showbiz August 28, 2025 - 12:00

Aktorja e Hollywoodit, Anne Hathaway, pësoi një aksident gjatë xhirimeve të vazhdimit të shumëpritur të filmit “The Devil Wears Prada”.

Ndërsa xhironte në New York, Hathaway humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët pasi me sa duket i ishte thyer thembra e këpucëve që kishte mbathur.

Pavarësisht aksidentit, Hathaway e mori veten shpejt – me një buzëqeshje, mori gjysmën e këpucës që i kishte mbetur në dorë dhe tha: “Jam mirë”.

Image

Pas kësaj, përqafoi anëtarët e ekipit dhe vazhdoi xhirimet.

Ende nuk dihet nëse rënia ishte një pjesë e planifikuar e skenës apo një aksident i vërtetë.

Image

Kujtojmë se filmi i parë, “The Devil Wears Prada”, nga viti 2006, u bë një hit i vërtetë. Bazuar në romanin e Lauren Weisberger, filmi ndjek gazetaren e re Andy Sachs (Anne Hathaway) teksa ajo merr një punë si asistente e redaktores së modës Miranda Priestly (Meryl Streep).

Përveç Hathaway dhe Streep, edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci fituan vëmendjen e publikut.

Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2026. /Telegrafi