Eva Longoria shkëlqen me bikini në Marbella, duke shijuar pushimet me të birin

Eva Longoria shkëlqen me bikini në Marbella, duke shijuar pushimet me të birin

Showbiz August 26, 2025 - 08:15

Eva Longoria, 50 vjeçe, ka treguar edhe një herë sharmin dhe formën e saj të shkëlqyer, teksa ndau disa fotografi të reja nga pushimet në Spanjë.

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” u shfaq me bikini të zeza elegante gjatë një dite relaksuese në Marbella, ku shoqërohej nga djali i saj 7-vjeçar, Santiago, që ka me bashkëshortin e saj, biznesmenin meksikan Jose Baston.

Image

Me barkun e tonifikuar dhe linjat trupore të theksuara, Longoria dukej shumë më e re se mosha e saj, duke marrë komplimente nga fansat për pamjen e saj rinore dhe energjinë pozitive, shkruan DailyMail.

Në një nga fotografitë, ajo shihet duke kaluar momente të ëmbla me djalin e saj, teksa luanin mbi një dërrasë patinazhi uji me ngjyra të ndezura.

Përveç pushimeve, Eva ndau edhe momente të tjera nga eksperienca e saj spanjolle, përfshirë pamje nga tryeza me verë të kuqe dhe ushqime tradicionale.

Image

Aktorja, e cila jeton mes Spanjës dhe Meksikës, ka folur shpesh për lidhjen e saj të fortë me kulturën mesdhetare.

Së fundmi, Longoria ka treguar se si ka ndryshuar qasjen ndaj jetës në të 50-at. Ajo i jep përparësi kohës me familjen, shëndetit dhe projekteve që e pasionojnë më shumë, duke theksuar se tani ka luksin të thotë “jo” dhe të zgjedhë me kujdes.

Image

Përveç kësaj, ajo ndjek një mënyrë jetese të shëndetshme me agjërim me ndërprerje dhe një dietë të balancuar që e ndihmon të mbajë trupin në formë dhe energjinë në nivel të lartë. /Telegrafi