
Katy Perry mahnit me fustan transparent në Miami, mes thashethemeve për lidhje me Justin Trudeaun
Katy Perry ka shkëlqyer me një paraqitje të guximshme në Miami, ku ndau fotografi nga turneu i saj Lifetimes.
Këngëtarja 40-vjeçare u shfaq me një fustan rozë transparent, të ngushtë pas trupit, pa reçipeta dhe me një shall të hollë në qafë, duke tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të saj.

Ajo kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lëmuara, vathë argjendi dhe grimin e saj karakteristik me sy të theksuar dhe buzë në nuancë rozë, shkruan DailyMail.

Postimi i saj u pëlqye mbi 170,000 herë dhe u shoqërua me një emoji fjongo rozë.
Paraqitja e saj vjen mes thashethemeve për një lidhje me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, pasi ata u panë së fundmi në një darkë intime në Montreal.

Megjithatë, burime pranë këngëtares theksojnë se Katy nuk është e fokusuar tek një romancë të re, por te turneu dhe rritja e vajzës së saj, Daisy Dove, pas ndarjes nga Orlando Bloom. /Telegrafi